SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike.
Mësohet se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Kujtojmë se SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.