Në kuadër të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kreun e OSHEE-së Adrian Çela.

Dyshohet se Çela mund të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako.

Jurgis Çyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS-së pas ndikimit nga njerëz të krimit.