Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri më datat 13-14 shkurt. Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.
Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta. Komisioni hetimor kërkon një opinion nga Venecia për emërimin e Marsida Xhaferllarit prej presidentit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ekspertët do të duhet të japin mendim nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos e thirrur Arta Vorpsin për betim dhe cili është mekanizmi që mund të përdoret kur Kreu i Shtetit nuk zhvillon ceremoninë e betimit.





