Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas hetimit të hapur nga Prokuroria për nxjerrje sekreti për investigimin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku flitej për lidhjen e disa zyrtarëve me personazhe të botës së krimit.
Në një postim në Facebook, Vasili e quan këtë hetim, faqe të zezë të prokurorisë, që sipas tij është bërë me urdhër të Ramës.
POSTIMI I PLOTË
Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama!!??
Faqe e zezë e prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.
S’ka të krahasuar as me partinë e punës.
Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale Edi Ramës:
që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste,
që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm,
që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.
Kjo prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës.
Ky është tamam fundi.
Kjo ishte reforma në drejtësi, ky ishte vettingu, kjo është “drejtësia e re”.
Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij më të shplarit e me të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit.





