28 shtator 2015 – Burime nga Komiteti i Etikës së FIFA-s kanë nxjerrë fakte interesante për median angleze “Daily Mail”, e cila shkruan se në “rrjetën” e hetimeve ka hyrë edhe kreu i UEFA-s, Mishel Platini.

Ky i fundit është paguar me një shumë prej 1.3 milionë euro nga FIFA, ndaj dhe kundrejt tij kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se shuma e marrë është e paligjshme dhe pjesë e aferave korruptive. Platini deklaron se në vitet 1999-2002, francezi ka punuar si këshillues i Sep Blaterit për vendimmarrjet te FIFA, por pagesa për të ka ardhur vetëm 9 vite më vonë, ndaj dhe hetuesit kanë dyshime se Platini nuk është paguar për atë që deklaron.

Në ditët në vijim mund të dalin fakte të reja rreth çështjes “Platini” dhe nëse përfundimi i hetimeve do të ishte “i hidhur”, edhe kreu i UEFA-s, mund të përfundojë të njëjtin fat me Sep Blaterin.

/portali DurresLajm/