22 janar 2015 – Karabinierët e qytezës së Albiano Magras afër Pizës, natën e së martës më 20 janar 2014 ndaluan një Mercedes, me tre persona të dyshimtë në të.
Gjatë kontrollit të makinës u gjetën një sasi arturinash e bizhuterish të vjedhura, në një banesë në qendër të qytezës. Tre personat u arrestuan në flagrancë për vjedhje.
Të arrestuarit janë:
Emiljan Verri, 28 vjeç i papunë
Gjon Ndreu, 32 vjeç
Ervjol Ndoji, 31 vjeç.
Ndoji punonte si hetues privat me dokumente të rregullta, madje i licencuar si i tillë. Ai ditën bënte punën e hetuesit privat, ndërsa natën ushtronte “zanatin” e hajdutit.





