DURRES, 21 shkurt 2013- Dosja "Çopa" nuk ësh të mbyllur nga Prokuroria e Durrësit. Nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare për transferimin e kësaj çështjeje. Përveç prokurorisë së Durrësit, e cila e ka të regjistruar këtë dosje nën hetim, asnjë institucion tjetër nuk mund të hetojë paralelisht për shkakun e vdekjes së Isa Çopës, pasi konsiderohet e paligjshme". Kështu kanë deklaruar dje burime zyrtare nga prokuroria e qytetit bregdetar. Reagimi ka ardhur pas publikimit në media të lajmit për rihetimin e ngjarjes së ndodhur më 24 tetor të vitit 2011 pranë ish-repartit ushtarak në Currila, ku ish- shefi i kundërzbulimit të SHISH, Isa Çopa u gjet i djegur brenda makinës së tij "Opel Korsa".
Në fakt, mediat iu referuan një takimi që krye-prokurori i Adriatik Llalla ka pasur tri ditë më parë me drejtues të lartë të SHISH në lidhje me çështjet më të bujshme dhe të pazbardhura deri tani, ku një nga këto është edhe ajo e ish-punonjësit të tyre. Pikërisht pas këtij takimi, numri një i akuzës shqiptare ka urdhëruar rihetimin e dosjes "Çopa", e cila vazhdon të jetë një mister. I pyetur për rihetimin e dosjes në fjalë, prokurori i rrethit të Durrësit, Altin Binaj tha se "Jemi krejtësisht të çuditur nga ajo çfarë kanë thënë mediat dy ditët e fundit. Janë të gjitha trillime, sepse dosja është në hetim dhe nuk është mbyllur kurrë nga Prokuroria e Durrësit. Nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Durrësit tek Krimet e Rënda".
PROKURORIA
Dosja 14, 89, e Isa Çopës, ish-shefit të kundërzbulimit të SHISH hetohet nga prokurorët Enkelejda Xhengo dhe Sokol Nishani. Sipas tyre, asnjë akt-ekspertizë nuk i është bashkuar së fundi fashikujve të dosjes, madje nuk ka asnjë raport as nga pala gjermane, së cilës prokurorët e Durrësit i kanë kërkuar ndihmë të specializuar për të zbardhur shkakun e vdekjes së 49-vjeçarit Çopa. Prokurorët e çështjes u shprehën se "as Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe as SHISH nuk mund të hetojnë paralelisht dosjen 'Çopa', pasi hetimi paralel është i paligjshëm. Më herët, hetuesit e çështjes kanë ngritur si problem mungesën e informacionit nga SHISH, në lidhje me punën që bënte Isa Copa. Sipas prokurorisë së Durrësit, nuk është dhënë asnjë informacion nga SHISH në lidhje me punën që bënte shefi i kundërzbulimit. Kjo, për të mundësuar motivin vdekjes





