IZRAEL- Grupi terrorist Hezbollah akuzohet nga qeveria bullgare si përgjegjëse për shpërthimin e autobuzit një vit më parë, kur humbën jetën gjashtë persona.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu falënderoi qeverinë bullgare për atë që ai e quajti hetim të plotë dhe profesional të sulmit të 18 korrikut, që vrau pesë turistë izraelitë dhe një shofer bullgar në qytetin bregdetar Burgas.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu përgëzuan Bullgarinë për hetimin e plotë të sulmit në Burgas.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Kethrinë Eshton tha se terroristët që planifikuan dhe kryen sulmin në Burgas duhet të sillen para drejtësisë.

Por ajo gjithashtu theksoi nevojën për një reflektim mbi rezultatin e hetimit, dhe tha se shtetet anëtare të BE-së do të diskutojnë një përgjigje të përshtatshme bazuar në të gjithë elementët e identifikuar nga hetuesit.