Grupi militant në Liban, Hezbollah, tha se luftëtarët e tij kanë gjuajtur raketa kundërtanke drejt forcave izraelite përgjatë kufirit mes dy shteteve.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kanë arritur të godasin direkt forcat izraelite që ishin fshehur përgjatë kufirit.

Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit në baza ditore që nga sulmi i 7 tetorit i grupit militant Hamas në jug të Izraelit.

Kjo ka rritur shqetësimet se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet.

Hezbollahu si dhe Hamasi mbështeten nga Irani.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ditë më parë deklaroi se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të gjithë aktorët në rajon që të mos mundohen të shfrytëzojnë situatën dhe të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Izraeli është zotuar se do të shtypë grupin militant Hamas dhe po vazhdon sulmet e saj tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës.

Në këtë territor, që jetojnë 2.3 milionë palestinezë, si pasojë e dhunës deri më tani janë vrarë mbi 8.300 banorë. Në Izrael, ndërkaq militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 1.400 persona./ REL