Kallmi është një nga zonat me të ardhme turistike në Durrës, pasi është një nga zonat e vetme të virgjëra të vijës bregdetare.

Në këtë zonë, që natyra e ka pajisur me bukuri të pamasë, grupet e ndryshme të aeronautikës kanë filluar hedhjen me parashutë. Bukuria dhe prestigji që ka në sytë e çdo turisti kjo zonë e bukur e Durrësit nuk ka nevojë për shumë komente.

Por ditët e fundit, subjekte ende të panjohura kanë filluar të hedhin interte në këtë zonë. Pamjet janë marrë nga operatori i DurrësLajm, ku duken qartë grumbujt e inerteve që bien ndesh me atë çfarë ofron zona turistike e virgjër.

Parandalimi i ndotjes së mëtejshme të kësaj zone mbetet një detyrë urgjente për institucionet vendore, që duhet të ndëshkojnë abuzuesit sipas ligjit.

K.H.