Një fund tragjik për një 13 vjeçar shqiptar, që jetonte së bashku me familjen në Milano, Itali.
Mediet e vendit fqinjë raportojnë se 13 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, ka gjetur vdekjen pasi është hedhur dhe ka përplasur kokën. Incidenti fatal ka ndodhur në kanalin Villoresi, në Busto Garolfo, Milano.
Adoleshenti kishte shkuar së bashku me miqtë për të kaluar një pasdite të bukur, pa menduar se ky argëtim do t’i merrte jetën.
Polumbarët e kanë nxjerrë të pajetë trupin e 13 vjeçarit nga ujërat e kanalit.





