DurrësLajm” mëson se Arlind Boshku, i pozicionuar prej kohësh në krah të mbështetësve të ish-kryetarit Lulzim Basha, është zyrtarizuar ditën e sotme si sekretar i degës lokale të PD Durrës.

Kjo shënon dhe hapin e parë të bashkimit të demorkatëve në qytetin bregdetar.

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PD së Durrësit ka qenë i pranishëm vetë lideri i demokratëve, Sali Berisha.

Bashkimi i demokratëve ishte një nga kërkesat e vazhdueshme të tij, madje për këtë qëllim ditë më parë nisën negociatat mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës.

Pro bashkimit të demokratëve u shpreh pak ditë më parë në një dalje televizive edhe ish-kandidati për kryetar të bashkisë Durrës në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti.

Burime brenda degës lokale bëjnë të ditur se Hoti mund të marrë postin e nënkryetarit të partisë, informacion ky ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Më 6 dhjetor Partia Demokratike do të zhvillojë “Primaret” për përzgjedhjen e kandidatit, me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 majit të vitit të ardhshëm.