Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, midis katit të parë dhe katit të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit me iniciale M. B.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, kështu njofton policia e qytetit ku ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.