19 maj 2015 – Në Sarandë, 50-vjeçarja Dhurata Mullai tentoi vetëmbytjen, duke u hedhur në det, në zonën e Turizmit-kanali i Çukës. Skena është pikasur nga një i ri, i cili ka notuar me nxitim për të nxjerrë nga uji gruan. Ajo ka shpëtuar nga vetëvrasja, duke u transportuar për në spital. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, që e çuan gruan nga Qafë-Gjashta për të tentuar vetëflijimin.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”