GJIROKASTËR, 8 korrik 2013 – Qyteti i Gjirokastrës, është tronditur, pas një shpërthimi eksplozivi të ndodhur pak orë pas mesnatës.
Mësohet se rreth orës 3:00 të mëngjesit në lagjen Dunavat të qytetetit të Gjirokastrës është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie, ku ka rezultuar se automjeti furgon tip “Benz” me targa Gj 8067 A në pronësi të shtetasit Gentian Liti , i cili ishte parkuar në afërsi të banesës ishte vendosur një sasi e vogël lënde eksplozivi, poshtë parakolpit.
Nga shpërthimi i mjetit fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe prishje të banesave përreth, por vetëm dëme në pjesën e përparme të furgonit.
I zoti i furgonit mësohet se punonte si kasap, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.





