Hidhet në erë një mjet në Malin e Zi.
Për pasojë, personi që ishte brenda saj ka humbur jetën.
J.Sh. (41) nga Cetinja ka mbetur i vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur në vendbanimin Toloshi të Podgoricës.
Ende nuk dihen shkaqet.
Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë po punojnë për të zbardhur rastin në fjalë.





