Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e minatorëve. Burime nga policia thanë se një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Minatori’.
Në shënjestër ka qenë një makinë tip “Audi”. Mjeti mësohet se është shkatërruar dhe fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.





