Një automjet  është hedhur në erë me eksploziv sot pranë Kopshtit Botanik në Tiranë dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Mjeti tip “Volkswagen Passat”, me targa AA 946 EF ishte i parkuar në një rrugë dytësore pranë Unazës së Re që të çon drejt Elbasanit.

Pasi u sinjalizuan për shpërthimin, dhjetëra forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Pritet që të merret në pyetje edhe pronari i mjetit, për të hedhur kështu më shumë dritë rreth ngjarjes.