Luke Aikins shënoi një rekord të ri duke u hedhur nga avioni pa parashutë. Hedhja e tij u kryen në shkretëtirën e Kalifornisë dhe ngjarja u transmetua live nga “Fox network”.Parashutisti 42-vjeçar u hodh nga një lartësi prej afro 8000 metrash.

Fillimisht ai ndodhej nën monitorimin e parashutistëve të tjerë dhe kur po i afrohej Tokës me disa qindra metra larg u la i lirë. Amerikani u prit nga një rrjetë me një sipërfaqe rreth 90 metrash katrorë dhe gjatë uljes nuk pati incidente.