31 korrik 2015 – Një 40-vjeçar kreu vetëvrasje, duke u hedhur pasditen e djeshme, nga kati i shtatë i një pallati në Tiranë, pranë zonës së “Liqenit Artificial”.
Viktima Festim Hoxha, 40 vjeç, para gjashtë muajsh, kishte qenë në Gjermani për një vizitë tek të afërmit e tij, ku gjatë qëndrimit atje kishte pësuar një aksident, duke humbur njërën këmbë, si pasojë e përplasjes me tramvajin.
Pas kësaj kohe, 40-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri dhe jetonte tek e motra, e cila ka dëshmuar në polici se i vëllai vuante nga paranoja dhe shpesh herë shihte ëndrra natën sikur përplasej nga tramvaji. Nga dëshmia mësohet se, 40-vjeçari pasi u zgjua nga gjumi u hodh nga kati i shtatë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/