Një 36-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen nr. 17 të Durrësit, rreth orës 12:30.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se vuante nga depresioni. Aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTE;

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 17, shtetasi A. L., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai vuan nga depresioni.

Shtetasi A. L. po merr mjekim në spitalin e Durrësit dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.