Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Dyshohet se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.