Shkup, 31 korrik – Një grua e paidentifikuar ende është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë rreth orës 14.00 në bulevardin “VMRO”, në bllokun e ndërtesave pranë Postës kryesore në Shkup.
Gruaja është hedhur nga ballkoni dhe ka rënë para hyrjes së banesës. Fqinjët e tronditur, menjëherë kanë lajmëruar policinë për rastin në fjalë.
“Nuk e dimë kush është gruaja, sepse ajo banesë disa herë i ka ndërruar pronarët dhe tani nuk e dimë kush është vendosur këtu”,thonë ata.
“Ka vdekur në vendin e ngjarjes, sepse ra me kokë. Njëra këmbë e gruas ka qenë e këputur”,shpjegon një banor tjetër i ndërtesës.
Deri tani nuk dihen motivet për të cilat gruaja ka vendosur të vetëvritet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





