Një 57-vjeçare nga qyteti i Fierit ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë. Ajo ndodhet ne gjendje të rëndë për jetën në spitalin e qytetit.

Deri më tani nuk dihet ende asgjë për motivin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datën 21.02.2017, ora 12:20, në lagjen “Bishanakë” Fier, dyshohet se në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i tretë i banesës shtetësja R.Gj., 57 vjeçe e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë për jetën.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor.