Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë. Një 60-vjeçar është hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.