Kinë, 17 mars 2014– Lajmëroi vetëvrasjen në Instagram, por askush nuk ndërhyri për t’i kthyer mendjen vajzës të mos ndërmerrte aktin ekstrem. Një vajzë kineze e njohur në Instagram me pseudonimin “jojostai1012”, shfaqi shenja të qarta se ndihej keq para se të vetëvritej. Vajza u hodh nga pallati në të cilin banonte, pasi dogji mbi krevatin e saj të gjitha fotografitë dhe dhuratat që i kujtonin të fejuarin.  Këtë moment ajo e postoi në profilin e saj në Instagram duke shkruar: “Le të digjen, le të bëhet gjithçka hi, ndërsa unë do të fluturoj larg”.

Postimet e çuditshme nisën para dy javësh, kur vajza nisi të deklaronte hapur se donte t’i jepte fund jetës. Ajo shkruante për një dhimbje tejet të madhe dhe për një dashuri që nuk mund të përfundonte. Komentet në postimet e saj ishin solidare, por kur ajo nisi të shkruajë për vetëvrasje, askush nuk e mbështeti. Pak ditë më vonë një mik i saj zbuloi se vajza i kishte dhënë fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/