Ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga tarraca e banesës ku jeton, por për fat nuk e ka përmbushur qëllimin e tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur ditën e premte në Durrës rreth orës 10:30, në lagjen nr. 14 (Shkozet), ku sipas policisë, ka tentuar të vetëvritet shtetasi I.V., 42 vjeç.

Sipas burimeve policore, mësohet se 42-vjeçari është hedhur nga tarraca e banesës për t’u vetëvrarë. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, dhe aktualisht raportohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Nuk dihen motivet që e shtynë atë të ndërmarrë aktin e vetëflijimit, ndërkohë policia po heton rreth rastit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.