Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banonte paraditen e sotme në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

“Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”,  Elbasan,  shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan,  është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.