Një maturant 18-vjeçar është vetëvrarë ditën e sotme pasi është hedhur nga ura e Bushtricës në Librazhd.
Sipas informacioneve, mësohet se 18-vjeçari F.F. ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas hedhjes nga ura.
I riu ishte nxënës në vitin e tretë në gjimnazin e fshatit Qukës, ndërsa ditët e fundit kishte qenë i mbyllur në vetvete, sipas dëshmisë së prindërve.
Madje ditën e sotme, nëna e djalit i kishte kërkuar mësueses që ta kishte kujdes këto ditë, por për fat të keq ai ka ndërmarrë aktin ekstrem.
18-vjeçari u hodh nga ura menjëherë sa mbaroi mësimin ditën e sotme duke gjetur vdekjen.





