Kryebashkiaku Elton Arbana ka bërë të ditur se ka nisur sot hedhja e shorteut për ndarjen e apartamenteve, e cila do të vijojë deri më 10 nëntor.
Shorteu i shpërndarjes së këtyre apartamenteve u ndoq live në rrjetet sociale për të qenë sa më transparent në prani të familjeve përfituese.
Vetë Arbana ndihet entuziast që ka arritur në këtë fazë të rindërtimit, finalizim i një pune të madhe me mbështetjen e Kryeministrit Rama.
Postimi:
Filluam hedhjen e shorteut për ndarjen e apartamenteve.
Nga data 3 deri më 8-9-10nëntor do hidhet shorteu për familjet që do të përfitojnë apartamentet e reja.
Shorteu i shpërndarjes së këtyre apartamenteve është i hapur dhe transparent dhe do të zhvillohet në prani të familjeve përfituese.
Rreth 600 familje do të përfitojnë falas apartamentin e tyre të ri, me standarde të larta sigurie, më të bukur e më të fortë se më parë.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!