Ledio Braho, do të jetë relatori për ankimimin e Partisë Demokratike. Pak më parë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për të përcaktuar relatorin për ankimimin e bërë nga grupi i Sali Berishës.
Berisha ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mosregjistrimin e PD-së si parti politike në zgjedhjet e 14 majit.
Përpos vendimit të Gjykatës, Berisha kërkon nga KAS që t’a njohë atë si kryetar të Partisë Demokratike. Kujtojmë që edhe PD me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj nuk ka arritur të rregjistrohet në zgjedhje pasi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.