Në Stamboll u hodh shorti i fazës së Grupeve të Champions League. Në një ceremoni ku u dhanë edhe çmime të tjera të rëndësishme, goglat kanë përcaktuar ndarjen e skuadrave në 8 Grupe dhe nuk mungojnë duelet e zjarrta.
Grupi A duket menjëherë një nga grupet më të forta ku dy gjigandët Man. City dhe PSG do të kenë nënkampionët e Gjermanisë, Leipzig dhe belgët e Brugge.
Në grupin B, Atl. Madrid dhe Liverpool që janë përballur shpesh këto vite mes tyre në Champions do të kenë dy skuadra të forta si Porton dhe Milanin e rikthyer në elite.
Grupi C duket më i ekuilibruar teksa kampionët e Portugalisë Sporting Lisbon luajnë me Dortmundin, Ajaxin dhe Besiktasin.
Grupi D duket një “remake” e vitit të kaluar ku njësoj, Inter, Real Madrid dhe Shakhtar do të ndeshen sërish por këtë vit kanë të trija trajner të ri dhe e katërta është skuadra Sheriff Tiraspol.
Grupi E duket mjaft i vështirë pasi kampionët e Gjermanisë, Bayern Munchen do të kenë përballë Barcelonën, Benficën dhe Dinamo Kiev.
Me fat shorti për Man. United që në Grupin F do të luajë me Villarrealin, Atalantën dhe Young Boys.
Edhe Grupi G, është mjaft i ekuilibruar ku Lille, Sevilla, Salzburg dhe Wolfsburg pothuajse kanë të njëjtat shanse për t’u kualifikuar.
Ndërkohë që Grupi H, do të përbalen Chelsea dhe Juve që nuk pritet të kenë probleme me Zenitin dhe Malmon.
Grupi A: Manchester City, PSG, Leipzig, Brugge
Grupi B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, Milan
Grupi C: Sporting CP, Dortmund, Ajax, Besiktas
Grupi D: Inter, Real Madrid, Shakhtar, Sheriff Tiraspol
Grupi E: Bayern Munich, Barcelona, Benfica, Dinamo Kiev
Grupi F: Villareal, Man. United, Atalanta, Young Boys
Grupi G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburg
Grupi H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo





