ZVICER– Shqipëria do të ndeshet në një  grup shumë të fortë me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Sipas përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit në short, Redi Jupi, midis skuadrave ka diskutime të gjata për vendosjen e datave të zhvillimit të ndeshjeve, sepse pothuajse të gjithë dëshironin takimin e parë në fushën  e tyre.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, tashmë do të nisë përgatitjet për këtë kompeticion mjaft  të rëndësishëm, por skuadra kuqezi do të ketë luksin këtë herë që të përballet me kombëtaret me të forta të U21 ku spikat Spanja, e cila ka edhe kombeëtaren më të konsoliduar të momentit, por pas nuk duhet lënë edhe Austria.

Kombëtarja shqiptare do të kërkojë të marrë maksimunin e pikëve në këtë grup ku rivalet janë vërtetë të fortë pasi edhe kombëtarja U21 e Bosnje Hercegovinës është në një nivel shumë të lartë e po kështu edhe Hungaria.

Mbetet për tu përcakuar edhe kalendari dhe për tu zbuluar se me kë do e luaj ndeshjen e parë kombëtarja 21.

Ndërkohë që aktualisht trajneri Gega, ka shpallur edhe listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë ku bie në sy prania e shumë lojtarëve që luajnë jashtë Shqipërisë.