24 prill 2015 – Është hedhur edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League. As këtu nuk do të mungojnë emocionet e forta falë edhe përballjeve që dhuruan goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës. Kampionët në fuqi të Sevillas do të kenë përballë Fiorentinën, ndërsa Napoli do të ndeshet me ukrainasit e Dnipros. Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen në datat 7 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Finalja e madhe luhet më datë 27 maj në Varshavë. Kujtojmë që fituesi i Europa League shkon direkt në Champions League sezonin e ardhshëm. Dy gjysmëfinalet e Europa League 2014-15: 1. Napoli-Dnipro, 2. Sevilla-Fiorentina.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/