Ditën e sotme në Prokurroinë e Përgjithshme është hedhur shorti për procesin e "Vetting"-ut për 3 prokurorë të tjerë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me praninë e kryetares Gerta Bungo ka hedhur shortin dhe ka përzgjedhur 15 dosje, nga 3 për secilin prej prokurorëve të 5 viteve të fundit të cilat do të shkojnë për shqyrtim.
Bëhet fjalë për dy ish-kandidatët për kryeprokuror Arqile Koça dhe Artur Selmani si dhe Sokol Stojani.





