Ditën e sotme është hedhur shorti për performancat e finalistëve të “Eurovision”. Anxhela Peristeri ka njoftuar në rrjetet sociale se ajo do të performojë e dyta në finale. Nata finale e “Eurovizion 2021” do të hapet nga këngëtarja qipriote Elena Tsagrinou dhe më pas menjëherë do të jetë përfaqësuesja jonë.
Anxhela Peristeri u kualifikua mbrëmjen e djeshme në finalen e “Eurovision”. Anxhela ia doli të drithëronte skenën me zërin e saj. Me një interpretim fantastik, performanca e saj po cilësohet si një nga më dinjitozet të vendit tonë në festivalin europian.
Ditën e sotme ajo u shpreh para gazetarëve se ndihej e lumtur dhe mirënjohëse për shtetet europiane që e votuan dhe theksoi se Shqipëria e meriton kualifikimin, pasi ka artistë shumë të mirë.





