Është zhvilluar këtë të enjte në institucionin e Presidencës shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED.
Nga Gjykata Kushtetuese u përzgjodhën dy emra si anëtare, Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji, ndërsa anëtare zëvendësuese si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese do të jetë Marsida Xhaferllari.
Nga radhët e Gjykatës së Lartë u përzgjodh automatikisht Ardian Dvorani pasi është i vetmi anëtar i kësaj gjykate.
Nga Prokuroria e Përgjithshme, u përzgjodh emri i Arta Markut, ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Bilbil Mete. Miranda Andoni dhe Saida Dollani do të jenë anëtarët që do të përfaqësojnë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, ndërsa anëtar zëvendësues i tyre u përzgjodh Nazmi Troka.
Ludovik Doda dhe Fatjona Memçaj do të përfaqësojnë prokurorët pranë Gjykatëve të Apelit. Anëtar zëvendësues u zgjodh Nezir Gjoka.
Arian Qafa u përzgjodh gjithashtu si anëtar i KED, si përfaqësues nga Gjykatat Administrative, ndërkohë anëtar zëvendësues u përzgjodh Mariana Velçani Idrizi. Anëtarët e zgjedhur të KED kanë një mandat 1-vjeçar.





