Një 64-vjeçar, punëtor për punime hidraulike, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte, në një kantier në zonën e Paskuqanit.

Policia bën me dije se pasditen e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore.

Ndërkohë, ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30 dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale H. P., 64 vjeç.

Njoftimi i policisë

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.