Nga Rei Misa*

Nese do te benim nje analogji te ekzagjeruar, do te thonim qe anija eshte si nje familje e madhe. Ne kete analogji babai do te ishte kapiteni i anijes, nena do te ishte kryeinxhinierja e mashines dhe femijet do te ishin kadetet e rinj sepse ne te ardhmen do te jene ata kryefamiljare ashtu si prinderit e tyre. Ky artikull i dedikohet te gjithe studenteve te rinj shqiptare qe kane pasion detarine.

            Anija ndahet ne tre sektore:

Sektori i kuvertes

Sektori i mashines

Sektori i sherbimit dhe kateringut (I pranishem vetem ne anije pasagjere.)

Ne sektorin e kuvertes hierarkia perbehet nga:

Kapiteni – Oficeri i pare – Oficeri i dyte – Oficeri i trete – Kadeti i kuvertes

Kapiteni eshte lideri i anijes si dhe personi qe mbart cdo pergjegjesi ligjore dhe morale per deshtimet e operacioneve te anijes.

            Oficeri i pare ndryshe i njohur si Chief Mate eshte personi i dyte per nga rendesia ne anie. Edhe pse kapiteni eshte personi pergjegjes per anijen, officeri i pare eshte personi qe praktikisht ben detyrat me thelbesore ne anije, duke perfshire ketu stivimin e ngarkeses, dizenjimin e planit te ngarkeses dhe kalkulimin e stabilitetit fillestar dhe perfundimtar te anijes.

            Oficeri i dyte eshte pergjegjes per te gjitha detyrat navigacionale te anijes ku me kryesoret jane pergatitja e planit te lundrimit nga porti i ngarkimit ne ate te shkarkimit si dhe korigjimin e hartave te lundrimit.

            Oficeri i trete eshte nje person i cili eshte opsional ne anije. Megjithate ne anije shume te medha kompanite preferojne te kene nje oficer te trete. Detyrat e tij perfshijne: mirmbajtjen e pajisjeve te shpetimit dhe te luftes kunder zjarrit si dhe detyra te ndryshme navigacionale. Ne raste kur anija nuk ka nje oficer te trete keto detyra mbulohen nga koleget e ti sic mund te jete oficeri i dyte ose Nostromo i anijes.

            Kadeti i kuvertes eshte personi me i ri ne moshe qe eshte pjese e ekujpazhit te kuvertes. Praktikisht detyra e tij kryesore eshte te mesoje nen supervizimin e oficerit te pare te gjitha punet ne anije. Pas nje viti te plote lundrimi ne baze te konventes STCW me amendamentet e MANILES 2010 kadeti i kuvertes mund te aplikoje per nje rritje ne detyre dhe te marri persiper te gjitha pergjegjesite dhe perfitimet e oficerit te trete ose te dyte (varet nga madhesia e anijes).

Pozicione te tjera te kuvertes jane: Nostromo (marinari me me experience ne kuverte), fitter (personi pergjegjes per saldime apo punime me nxehtesi), marinari i afte kuverte (AB – able seaman), marinar i zakonshem (OS – ordinary seaman). Keto pozicione jane te diferencuara nga ato te mesipermit pasi jane persona qe jane ne anije fale shkollave profesionale ose kurseve te ndryshme nga qendra trajnimi. Edhe pse puna e tyre eshte e admirueshme ata nuk do te munden te arrijne pozicionin e nje oficeri.

Paralelisht po njelloj funksionojne edhe gradat e sektorit te mashines:

Kryeinxhinjeri – Inxhinjeri i dyte(asistent) – Inxhinier i trete – Kadet i mashines

            Kryeinxhinjeri ashtu sic kapiteni eshte drejtuesi i sektorit te kuvertes, ai/ajo eshte drejues i sektorit te mashines. Nese do te krahasonim Kapitenin me Kryeinxhinjerin do te thonim se te dy jane ne nje nivel, por thjesht ne departamente te ndryshme. Ashtu si kapiteni edhe kryeinxhinjeri mbart kater spaleta mbi supet e uniformes se tij.

            Inxhinjeri i dyte i njohur gjithashtu edhe si asistent inxhinjeri eshte personi me i zene ne dhomen e mashines ne nje anije. Detyra e tij kryesore eshte te supervizoje mbarevajtjen e mekanizmave ne dhomen e motorrit te anijes.

            Inxhinjeri i trete ka detyra te ngjashme me ate te dytin. Kryesisht ai duhet te supervizoje veprimtarine e mekanizmave ne mashine dhe ti raportoje kryeinxhinjerit.  

            Kadeti i mashines ashtu si ai i kuvertes eshte nje person qe sapo ka mbaruar diplomimin e tij ose eshte duke kryer studimet paralelisht. Detyra e tij nuk eshte e specifikuar, por ai duhet te mesoje sa me teper nen supervizimin e inxhinjerit te dyte dhe pas nje viti lundrim mund te aplikoje per ngritje ne detyre.

            Ashtu si ne departamentin e kuvertes edhe ne mashine ka persona qe kane arritur te jene aty fale kurseve apo arsimit professional: fitteri, oileri, etj.

            Udhetimi i kadetit drejt rangut te Kapitenit ose Kryeinxhinjerit bazohet ne konventen e IMO-s (International Maritime Organization), STCW me amendimet e MANILA 2010.

Sipas kesaj konvente kadetet duhet te lundrojne nje vit te plote per te kaluar ne rangun e officerit ose inxhinjerit dhe me pas edhe tre te tjera per te kaluar ne rangun e oficerit te pare i cili mund te behet Kapiten vetem ne rastin e nje reference pozitive nga Kapiteni dhe performance te mire perball kompanise dhe nese ky kadet i perket sektorit te mashines atehere duhet te lundroje po ashtu tr evite te tjera qe te gradohet si kryeinxhinjer.

Teorikisht numrat tregojne se pas shkollimit brenda kater viteve lundrim kadetet mund te arrijne ranun me te larte ne departamentin e tyre, por praktikisht kjo kohe lundrimi varjon nga shtate deri ne dhjete vite, kjo per disa faktore: kryesisht kontratat e punes jane 4-6 mujore me nje perjudhe prej 3-6 muajsh pushim mes perjudhave te punes, mund te duhet nje perjudhe me e gjate sec pritej per te marre nje reference pozitive nga oficeri supervizues.

KUVERTA

Kapiten           Chief Officer              Oficer i dyte                Oficer i trete                Kadet

MASHINA

Kryeinxhinjer  Inxhinjer i dyte           Inxhinjer i trete           Inxhinjer I katert         Kadet

Se fundmi, dua ta mbyll kete artikull me disa keshilla per te gjithe studentet e detarise dhe kadetet e rinj pasi kam qene nje prej tyre, vazhdoj te jem dhe gjithashtu kam patur edhe eksperienca pune si ne toke edhe ne det. Dua t’i kerkoj studenteve qe t’i japin kohe vetes perpara se te vendosin te studiojne detari pasi edhe pse deshira e brendshme per aventura mund te jete e madhe nje jete e tille nuk eshte e perballueshme emocionalisht per te gjithe dhe gjithashtu per te gjithe kadetet e rinj qe zgjodhen te jene pjese e flotes civile do t’i rekomandoja te lexonin te gjithe konventen MLC 2006 (Maritime Labor Convention 2006) pasi ne kete konvente shkruhen te gjitha te drejtat e detarit si dhe detyrimet e tij. Nese detaret i dine te drejtat dhe detyrimet e tyre atehere nuk mund te jene te shtypur nga pale te cilat kerkojne te perfitojne nga ta.

*student navigacioni ne Akademine Detare Lituaneze dhe ish-student i diplomuar ne UAMD