Yjet anglezë të kombëtares janë njoftuar se duhet të mbulojnë tatuazhet e tyre, gjatë botërorit të regbisë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, për shkak se tatuazhet janë një mënyrë identifikimi e mafies japoneze. Me përjashtim të rasteve kur pishinat përdoren privatisht, lojtarët do të jenë të detyruar të veshin një uniformë të ngushtë për të fshehur artin e tyre të vizatuar në trup.

Tatuazhet janë pjesë e rëndësishme e mafiozëve japonezë dhe nuk preferohen nga njerëzit, ku shumica shpesh refuzojnë të futen në të njëjtën sauna apo pishinë me njerëzit që kanë tatuazhe. Me origjinë të largët nga Japonia, trajneri i Anglisë Eddie Jones nuk ka nevojë që dikush t’i shpjegojë zakonet dhe traditën e mafies japoneze, që njihet si jakuza.

Tekniku 58-vjeçar ka thyer rekorde të shumëfishta përpara kompeticionit së vitit të ardhshëm dhe po planifikon një kamp stërvitor në Miyazaki.