Teuta nuk do blof ndaj Korabit. Lojtarët janë shfaqur më shumë se të përkushtuar, ndërsa vetë stafi teknik kërkues. I vetmi që mungon për këtë takim është Bledar Hodo, i cili tashmë e ka mbyllur sezonin. Edhe pse durrsakët barazuan ndaj Flamurtarit, ngërçi mbeti te finalizimi.
Ndaj me dibranët Gugash Magani, veç qarkullimit të topit dhe rasteve, pret efektivitet në portën kundërshtare. Rregullat e lojës janë të thjeshta, për të fituar duhet të shënosh. Dhe një gjë të tillë peqinasi ua bërë të qartë të tijve, ndërsa dje u mundua që të krijonte situata para porte dhe në veçanti u mor me qarkullimin e topit.Ardit Hila tregon se Teuta është në formë të mirë dhe ndaj Korabit nuk do t’i diskutojë pikët e plota. Ai vlerësoi kundërshtarin, ndaj u kërkoi edhe shokëve që të kenë kujdes për të evituar gabimet. “Kemi disa ditë që po stërvitemi për ndeshjen me Korabin.Fakti që po i kushtojmë shumë rëndësi, do të thotë që e kemi marrë më shumë se seriozisht kundërshtarin, edhe pse ka rënë nga kategoria.Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, ashtu siç nuk mbivlerësojmë asnjë ekip. Skuadra po stërvitet siç duhet dhe besoj do di ta kalojë më sukses këtë sfidë, e cila do të bënte shumë punë nëse marrim pikët e plota.E theksoj se kundërshtari do të luajë pa ndonjë frikë apo presion dhe ekipe të tilla të ndëshkojnë atëherë kur nuk e pret. Duhet të ‘hipotekojmë’ tri pikët e radhës. Dibranët, edhe pse të dorëzuar për mbijetesën, luajnë për të treguar aftësitë e tyre.Ata duan t’i lënë vend vetes që lojtarët të qëndrojnë në elitë. Prandaj po përgatitemi siç duhet, që të jemi ne ata që do të festojnë tri pikët në këtë takim”, përfundoi Hila.