13 tetor 2015 – Shpërthimet në sharje banale të tifozëve të mbledhur dje te “Nënë Tereza” ndaj serbëve, kanë shkaktuar jo pak reagime në rrjetet sociale. I pari që nisi të thërrasë “Serbi, Serbi, të q… motrën” ishte këngëtari Flor Mumajesi, i cili u ndoq menjëherë dhe nga tifozët e shumtë që ndodheshin në shesh.

Por, analisti dhe diplomati Dritan Hila mendon se Flor Mumajesi është një rrugaç dhe zgjodhi vendin dhe momentin e gabuar për të bërë këto thirrje, pasi nuk duhet të përdhosë një tribunë kombëtare. Hila i sugjeron Mumajesit që nëse është kaq trim, të shkojë e ta tregojë veten në Serbi përballë serbëve.

Ja çfarë shkruan Dritan Hila në Fb:

“Në koncertin e mirëseardhjes së kombëtares, një tip që i thotë vetes këngëtar dhe i këndon me të njëjtin avaz dashnorit, dashnores dhe flamurit, kishte sharë nga motra serbët, duke infektuar edhe turmën.

Une besoj thellësisht se shumica dërrmuese e jona nuk jemi kaq vulgarë. Ky rrugaç, nuk ka asnjë të drejtë të përdhosë me fjalor banal një festë nga një shesh dhe tribunë kombëtare. Ky në qoftë trim, le të shkojë në Serbi dhe ta tregojë trimërinë”, shkruan analisti Hila.

/S.L. portali DurresLajm/