Aktorja e njohur, Hilary Duff është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë.

Duff ka një vajzë dhe një djalë, ndërsa gjininë e foshnjës së tretë ende nuk e ka zbuluar, por ajo duket se është e “frikësuar” se mos gjinia e foshnjës është vajzë.

“E di që njerëzit mendonin se ne e dinim gjininë, por jo. Në fakt jam pak e frikësuar të kem një tjetër vajzë, sepse Banksi ishte fëmijë i vështirë, edhe pse tani është një mrekulli. Gjithsesi s’e di, në mendjen time shpesh e imagjinoj si princeshën e vetme që do të ketë 2 vëllezër të ashpër”, u shpreh aktorja.