Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill thotë se fakti se deri vonë emrin e Hashim Thaçi nuk e kishte hasur beson se Thaçi nuk ka qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithatë thotë se një gjë të tillë nuk e di.
Hill është dëshmitari i pestë i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi i cili nga dje është duke dëshmuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Nuk e di nëse ai ka qenë një prej personave themelues të UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit më sugjeron se nuk ka qenë megjithatë nuk jam në pozitë për ta konfirmuar një gjë të tillë”, tha ai.
Në pyetjet e prokurorit, James Pace nëse Hill e dinte që Hashim Thaçi ishte pjesë e drejtorisë politike të UÇK-së, ish-diplomati amerikan, Christopher Hill deklaroi se para konferencës së Rambujesë Thaçi ishte përshkruar si anëtar i drejtorisë në fjalë, “por që hollësi nuk mund të jap”.
“Në një pikë të caktuar ai përshkruhej si anëtarë i drejtorisë politike nuk jam në gjendje t’iu them se kur është thënë kjo gjë por ka qenë dikur para Rambujesë më shumë hollësi nuk iu jap”, deklaroi Hill në Hagë.





