Qeveria, me vendim të veçantë, ka shpallur qendër historike zonën e Vunoit, Himarës dhe Dhërmiut. Ky është një nga vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Qeveria ka bazuar vendimin e vet në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, duke miratuar një rregullore të veçantë për administrimin e qendrës historike të fshatit Vuno dhe të zonës së mbrojtur përreth.
Në bazë të këtij vendimi, çdo ndërhyrje apo zhvillim në këtë zonë të lakmuar bregdetare mund të ndërmerret vetëm me miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.





