Dy efektivë policie të komisariatit të Tepelenës, të cilët kishin dalë për të kontrolluar terrenin janë bllokuar në një zonë të vështirë në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh.

Një helikopter nga Tirana dhe shtabi i emergjencave po shkon drejt vendit ku janë bllokuar dy efektivët e policisë.

Nuk dihet ende identiteti i dy punonjësve të policisë, ndërsa në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.