Paraqiste raporte mjekësore me diagnozë dhimbje shpine, por merrte pjesë në turne tenisi. Refuzonte të merrte pjesë në trajnime që i konsideronte si shumë të rënda, por vazhdonte t’i binte kitarës në koncerte.

Një zyrtar i policisë kufitare të aeroportit të Riminit është arrestuar nga kolegët e tij, pasi, sipas hetimeve, ka rezultuar se 43-vjeçari Antonino Mariella për një periudhë gati 2-vjeçare ka simuluar efektet e sëmundjeve profesionale në mënyrë që të përfitonte raporte mjekësore dhe ditë pushimi, raporton Il Messaggero.

Polici që është lënë në arrest shtëpie, pavarësisht se paraqiste raporte të ndryshme mjekësore ku përshkruhej pamundësia e tij për t’u paraqitur në punë apo për të marrë pjesë në stërvitje, nga ana tjetër nuk hezitonte të luante tenis apo t’u binte veglave muzikore në koncerte.

Tashmë ai rrezikon pushimin nga puna.