16 shtator 2015 – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 51-vjeçar i cili hiqej si punonjës i Antiterrorit.
Hysen Balliu nga fshati Funara e Librazhdit, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy karta “Antiterror”, me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”, si dhe një yll me të njëjtin mbishkrim.
Ndaj Balliut rëndon akuza e "Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore".
/portali DurresLajm/