Fillimi i kësaj jave e ka gjetur selinë e Partisë Demokratike të pastruar plotësisht. Është hequr çdo gjë, duke nisur nga dyert e blinduara tek adezivët nëpër xhama dhe banerat.
Kujtojmë se dyert e blinduara u vendosën para protestës së 8 janarit për të mos lejuar mbështetësit e Berishës që të hynin në godinën e selisë blu.





