Ka nisur aksioni në kryeqytet për heqjen me karroatrec të të gjithë makinave të parkuara gabim, të cilat pengojnë trafikun dhe krijojnë kaos në rrugë.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:

Respektoni vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve!
Parkimet e gabuara pengojnë rrjedhën e trafikut dhe krijojnë kaos në rrugë.
Bëhuni shembull i mirë për të gjithë!”,
– njofton në rrjete sociale Policia e Tiranës.

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur para disa ditësh Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ku ministri Balla u shpreh se do ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim dhe më pas do të bllokohen.

Ky plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar, vlen edhe për qytetet e tjera të mëdha.